Çmim për Zaev, ministri i jashtëm gjerman: Të çelen negociatat

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2020, 17:08 | Ballkani
Çmim për Zaev, ministri i jashtëm gjerman: Të çelen

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas nderoi me çmim kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe beri thirrje për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Zaev u vlerësua me çmimin për të drejtat e njeriut, akorduar nga fondacioni Friedricht Ebert.

"Ju forcuat sundimin e ligjit, luftuat për gjykata të pavarura dhe kundër korrupsionit. Ju ndihmuat demokracinë të bëhej dinjitoze. Ky ishte hapi i parë në rrugën drejt Evropës,” tha ministri Maas për Zaev, gjatë dorëzimit të çmimit në Berlin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos