Kriza e konsumit ul çmimet në tregje

Nga A2 CNN
20 Korrik 2020, 15:44 | Ekonomi
Kriza e konsumit ul çmimet në tregje

Kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia ka gjetur shumëkënd nga ne me më pak të ardhura në xhep, e rrjedhimisht më pak fuqi blerëse. Po çmimet në tregje a janë përshtatur njëlloj? Për çfarë po paguajmë më shumë dhe për çfarë po paguajmë më pak.

Ushqimet kanë qenë produkti i parë në listë gjatë gjithë kësaj kohe, por për to po paguajmë më shtrenjtë sipas të dhënave të INSTAT, që regjistrojnë një rritje 4-5% më shumë krahasuar me një vit më parë. Megjithatë situata në terren flet ndryshe. Mungesa e blerësve ka ndikuar në rënien e çmimeve. Diçka që i ka vënë vetë shitësit në vështirësi.

Kriza e konsumit është ndjerë ndërkohë edhe në sektorë të tjerë, si tregtia e veshjeve dhe këpucëve, ku çmimi i mallrave ka rënë ndjeshëm. Po ashtu çmimet kanë rënë edhe për grupin e transportin, ndikuar nga rënia historike e vlerës së naftës në bursa. Me përjashtim të ushqimeve të importuara, kryesisht çdo grup mallrash dhe shërbimesh ka rënie të çmimeve, diçka që në ekonomi quhet deflacion dhe është i rrezikshëm pasi mund të rëndojë recesionin që po kalon vendi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos