
Një platformë e dedikuar për fondet e pensioneve dhe të investimeve, ku qytetarët mund të aksesojnë për të gjetur alternativën ideale për të investuar paratë e tyre.
Bursa Shqiptare e Titujve, ALSE, ka ngritur në bashkëpunim me fondet private seksionin e dedikuar me të dhëna të përditshme. Një mekanizëm i tillë tërësisht vullnetar, ka si qëllim kryesor transparencën dhe rritjen e informimit publik.
Gjatë fjalës së tij, kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete, njoftoi se shumë shpejt do të nisë puna për të mundësuar daljen e kompanive publike në bursë.
Fondet e pensionit dhe ato të investimit shihen si një alternativë më fitimprurëse se depozitat bankare, teksa ofrojnë një shkallë të ulët rreziku, për shkak se pjesa më e madhe e investimit bazohet tek letrat me vlerë të qeverisë. (A2 Televizion)