Bilanci evropian i “luftës” ndaj koronavirusit

Nga A2 CNN
18 Mars 2020, 12:10 | Bota
Bilanci evropian i “luftës” ndaj koronavirusit

Bashkimi Evropian ndalon udhëtimet nga jashtë bllokut për 30 ditë, në një lëvizje të paprecedentë për blindimin e kufijve mes krizës së koronavirusit.

Masa ishte paralajmëruar më herët nga presidenti francez Emmanuel Macron, dhe u konfirmua pas një video-samiti mes krerëve të bllokut pasditen e së martës.

Kufizimi do të aplikohet tek 26 shtetet anëtare, ashtu si Islanda, Lihtenshtejni, Norvegjia dhe Zvicra dhe do të ndalojë të gjithë shtetasit jashtë BE-së të vizitojnë bllokun, përveç banorëve të hershëm, familjarëve të shtetasve dhe diplomatëve evropianë, punonjësëve shëndetësorë përtej kufitrit dhe personave që transportojnë mallra. Britania e Madhe dhe Republika e Irlandës, të cilat janë pjesë e BE-së, por jo të zonës Shengen, janë ftuar t’i bashkohen masës.

Vendi vjen mes përhapjes së pakontrollueshme të koronavorusit, ndërsa numri i vdekjeve në Itali, Spanjë dhe Francë vijon të rritet.

Spanja është vendi i dytë më i prekur pas Italisë. Mbi 11 mijë e 800 persona janë infektuar nga COVID-19 në këtë vend, ndërsa viktimat janë mbi 530. Autoritetet po mbajnë në izolim të pjesshëm 47 milion banorët atje. Në Francë qytetarët të cilët duhan të dalin nga banesa duhet të kenë një dokument që detajon arsyet, ose në të kundërtën përballen me një gjobë prej 135 eurosh.

https://a2news.com/2020/03/17/hija-e-koronavirusit-bie-ne-spanje-shkon-ne-rreth-500-numri-i-viktimave/

Presidenti Macron njoftoi masa si në kohë lufte, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara u rrit me më shumë se 16 % të martën duke arritur në mbi 7700.

Viktimat janë 175, dhe 7% e tyre janë nën moshën 65-vjeçare.

Në Britaninë e madhe, ku 71 persona kanë humbur jetën, qytetarët janë udhëzuar të shmangin kontaktet sociale, të punojnë nga shtëpia dhe të heqin dorë nga udhëtimet jo të domosdoshme. Kancelari Rishi Sunak, prezantoi një paketë financiare prej 330 miliardë paundësh për të lehtësuar barrën e shkaktuar nga virusi.

https://a2news.com/2020/03/16/francezet-shperfillin-koronavirusin-autoritetet-izolim-total-ne-paris/

Ndërkaq këshilltari shkencor i qeverisë paralajmëroi se do të ishte një rezultat i mirë nëse 20 mijë apo më pak persona do të vdisnin nga virusi në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkaq, Irani vazhdon të mbetet vendi i tretë më i prekur në botë pas Kinës dhe Italisë. Mbi 16 mijë persona janë konfirmuar si të infektuar ndërsa viktimat janë 988. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos