
Lea Ypi vitin e shkuar publikoi librin 'Të lirë' që rezulton si një ndër më të suksesshmet edhe që në fillim të këtij viti.
Pak muaj më vonë, Ermal Meta mbërriti në Shqipëri jo vetëm si kantaurot, por edhe me një libër.
Në tetor Annie Ernaux fiton çmimin Nobel, ndërsa në nëntor Klara Lagji merr një çmim për përkthimin më të mirë.
Këto ngjarje kanë një kryefjalë të përbashkët, emrin Arlinda Dudaj, që duket se ka rrokur gjatë këtij viti shumë çmime, suksese e përgëzime.
Arlinda Dudaj ishte një nga emrat që këtë vit bëri bashkë Lea Ypin, Ermal Metën dhe nobelisten Annie Ernaux.
Nga çmimi tek Akademia Suedeze e deri tek ato të panairit të librit, në këtë intervistë me gazetaren Luela Myftari, botuesja Arlinda Dudaj bën bilancin e një viti të suksesshëm për librat që ka zgjedhur. (A2 Televizion)