
Asnjë humbje jete dhe 9 të infektuar me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, pas 216 testimeve.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë, ndërkohë që në të gjithë vendin janë 141 qytetarë aktivë me Covid19.
Raportimi i Ministrisë së Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 216 testime, nga të cilët 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:
7 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lushnje, Vlorë.
Janë 141 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,661 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 19 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 216
Testime totale 2,037,184
Raste pozitive 333,399
Raste të shëruara 329,661
Raste Aktive 141
Humbje jete 3,597 (A2 Televizion)