Kundërshtoi sekuestron e SPAK-ut, Kushtetuesja nuk kalon për gjykim ankimin e ish-gjyqtarit të lartë

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2023, 15:34 | Aktualitet
Kundërshtoi sekuestron e SPAK-ut, Kushtetuesja nuk kalon për gjykim

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos kalojë për shqyrtim ankimin e bërë nga ish-anëtari i gjykatës së Lartë, Admir Thanza.

I shkarkuar nga vetingu, Thanza kërkoi shfuqizimin e vendimit të Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm, për sekuestrimin e një apartamenti dhe një garazhi në pronësi të tij.

Dy pasuritë e patundshme u ngrinë me kërkesë të SPAK, për llogari të një hetimi të vitit 2020 për “fshehje pasurie” ndaj sh-gjyqtarit, pas dyshimeve se nuk justifikohen në burime të ligjshme.

Kushtetuesja arsyetonte në vendim se ish-gjyqtari Thanza nuk i ka shteruar të gjitha mjetet juridike për kundërshtimin e sekuestros.

Me tej, Kolegji Kushtetuese theksonte se masa e sekuestros është e përkohshëm dhe nuk cënon thelbin e së drejtës së pronës.

Thanza është një nga 10 ish-anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese të hetuar nga SPAK për pasuritë e pajustifikuara, disa prej të cilëve janë marrë të pandehur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos