
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë vetëm 3 qytetarë të rinj me koronavirus në 95 testime, ndërsa 18 janë shëruar. Ndërkohë, janë 229 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë, dhe nuk ka asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit.
Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.
Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 95 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 3 qytetarë në Gjirokastër.
Janë 229 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,981 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 31 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 3
Të shëruar në 24 orë 18
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 95
Testime totale 1,997,128
Raste pozitive 331,803
Raste të shëruara 327,981
Raste Aktive 229
Humbje jete 3,593 (A2 Televizion)