Numërohen mbi 50% të votave në Mitrovicë, garë e fortë mes Pecit e Tahirit

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2025, 20:17 | Politikë

Numërohen mbi 50% të votave në Mitrovicë, garë e

KQZ-ja në Kosovë ka përditësuar rezultatet e para nga zgjedhjet lokale në Mitrovicë të Jugut, ku deri më tani janë numëruar 52.38% e votave.

Sipas të dhënave zyrtare, Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje prin me 52.94% të votave, ndërsa Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ka marrë deri më tani 47.06%.

Gara mes dy kandidatëve mbetet e fortë dhe priten me interes rezultatet përfundimtare. Në Mitrovicën e Jugut, të drejtë vote kishin 84,715 qytetarë, prej të cilëve kanë votuar 33,780, duke e bërë pjesëmarrjen 39.87%.

Sot, qytetarët në 18 komuna të Kosovës dolën në votime për të zgjedhur kryetarët e rinj të komunave të tyre. Në nivel vendi, pjesëmarrja në votime ka qenë 32.82%, që përfaqëson 432,108 qytetarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos