Mbërrin në Rinas një tjetër sasi me Pfizer, Rama: Kanë ardhur mbi 2 milionë vaksina deri tani

Nga A2 CNN
13 Shtator 2021, 22:12 | Aktualitet
Mbërrin në Rinas një tjetër sasi me Pfizer, Rama: Kanë

Kryeministri Rama ka bërë të ditur se një sasi me 31,590 doza vaksine Pfizer kanë mbërritur këtë të hënë në aeroportin e Rinasit.

Me vaksinat e fundit, kryeministri thekson se deri tani, në Shqipëri kanë ardhur më shumë se 2 milionë doza, ndërsa përsërit edhe një herë tjetër thirrjen për qytetarët që të vaksinohen.

“Me 31,590 doza vaksine Pfizer që mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, arrijmë në total në mbi 2 milion vaksina AntiCovid të ardhura deri tani në vendin tonë. Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni. Vaksinat shpëtojnë jetë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos