Humbi zgjedhjet në balotazh, kryetari aktual i Obiliqit jep dorëheqjen nga LDK

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2025, 21:04 | Politikë

Humbi zgjedhjet në balotazh, kryetari aktual i Obiliqit jep dorëheqjen

Kryetari aktual i Obiliqit, kandidat i LDK për një tjetër mandat, Xhafer Gashi ka pranuar humbjen ndaj kundër kandidatit Halil Thaçi të Lëvizjes Vetëvendosje.

Gashi ka dhënën dorëheqjen nga të gjitha funksionet brenda LDK, si kryetar i degës dhe si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të partisë pak pasi nisi numërimi i votave.

I pyetur në lidhje me këtë zhvillim kreu i LDK, Lumir Abdixhiku deklaroi: “Nuk jemi në dijeni për zhvillimet e tilla, por edhe njëherë themi se kemi garuar në 9 komuna, sonte kemi fituar 5 sosh jo të gjitha dhe raundin e parë kemi fituar 2 të tjera, që do të thotë se në  gjithsej kemi 7 komuna, përfshirë edhe kryeqytetin që në garë elektorale është më e rëndësishme”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos