Vetëvendosje fiton Gjilanin, konfirmohet kryetar Alban Hyseni

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2025, 21:15 | Politikë

Vetëvendosje fiton Gjilanin, konfirmohet kryetar Alban Hyseni

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka afishuar rezultatin përfundimtar pas numërimit të votave në komunën e Gjilanit.

Fitues në balotazh doli kryetari aktual i komunës Alban Hyseni nga Vetëvendosje me 61.06 për qind ose 22.269 vota.

Rivali i tij, Arbër Ismaili i LDK-së ka 38.94 për qind ose 14.203 vota.

Sot në Kosovë u mbajt raundi i dytë në 18 komuna, ku nuk pati fitues më 12 tetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos