Bilanci i Qeverisë, Rama mbledh ministrat në Golem, raportojnë për 6-mujorin

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2019, 12:27 | Politikë
Bilanci i Qeverisë, Rama mbledh ministrat në Golem, raportojnë

Kryeministri Rama ka mbledhur këtë të hënë Qeverinë në Golem, për të bërë bilancin e 6-mujorit të dytë të vitit.

Në fokus të takimit janë pasojat e tërmetit të 26 nëntorit dhe performanca e çdo ministrie. Rama pritet të zhvillojë një takim edhe me të prekurit nga tërmeti të strehuar në këtë zonë.

Burime për A2 bëjnë me dije se gjatë takimit është diskutuar për faturën financiare për dëmet e tërmetit, që pritet të dalë zyrtarisht në fillim të vitit të ardhshëm.

https://www.youtube.com/watch?v=WYso4FVu-vU

Deri tani, gjatë mbledhjes ka raportuar ministrja e Financave, Anila Denaj, mbi buxhetin, financat dhe borxhin publik, por edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për investimet dhe projektet në transport dhe infrastrukturë.

Gjatë takimit që pritet të zgjasë deri pasdite vonë, do të raportojnë edhe ministrat e sektorëve të tjerë për atë që është arritur, ose jo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos