Moti i keq, PD: Ura në Zall Bastar, rrezik për nxënësit

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2019, 17:34 | Politikë
Moti i keq, PD: Ura në Zall Bastar, rrezik për nxënësit

Partia Demokratike ka denoncuar një situatë të rrezikshme në Zall Bastar, ku qindra banorë rrezikojnë të mbeten të izoluar për shkak të urës që ndodhet në gjendje të mjerueshme.

Sipas PD, ura e shkatërruar e Zall Bastarit është e vetmja në zonë dhe ajo rrezikon të mbulohet nga uji i vrullshëm i lumit. Ajo akuzon Bashkinë e Tiranës se nuk i ka mbajtur premtimet në këtë zonë.

“Prej shumë vitësh banorët kanë protestuar, kanë kërkuar zgjidhje nga qeveria dhe bashkia për një urë të re të sigurtë, por problemi i tyre nuk është zgjidhur. 3 vjet më parë, Erion Veliaj dhe Xhemal Qefaliaj inspektuan punimet e nisura për një urë të re, por në realitet nuk ka asnjë të tillë.  Zall Bastari është pjesë e Bashkisë së Tiranës, por premtimi i Erion Veliajt se banorët e periferisë do të trajtohen njësoj si ata në ish Bllok, rezulton një nga mashtrimet e tij të shumta” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos