Bilanci kundër informalitetit, Qeveria do të ndryshojë Kodin e Procedurës Tatimore

Nga A2 CNN
5 Gusht 2019, 14:11 | Ekonomi
Bilanci kundër informalitetit, Qeveria do të ndryshojë Kodin e

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave bëri një bilanc të javëve të fundit në luftën kundër informalitetit.

Anila Denaj kritikoi mënyrën sesi sektorët kanë bashkëpunuar më parë, ndërkohë theksoi se mekanizmave me të cilat kompanitë u shmangen detyrimeve ndaj shtetit do t'u vihet fre përmes disa ndryshimeve që pritet të Pësojë Kodi i Procedurës Tatimore.

“Janë inspektuar 2 mijë subjekte, me një efiktivitet inspektimi rreth 40%. Nga kontrollet e zhvilluara nga 1400 subjekte, 38% prej tyre rezultojnë me probleme në sigurimin e punonjësve. Kjo periudhë ka shërbyer edhe si një moment analize përmes mbledhjes së evidencave, ku konstatojmë se ka raste kur disa subjekte mund t’u kenë shpëtuar masave të pezullimit si pasojë e vendimeve gjyqësore apo mekanizmave anashkalues duke na bërë të marrim masa për ndryshime në Kodin e Procedurës Tatimore”, tha ministrja Denaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos