Aksioni antiinformalitet, karburantet në “sitë”, kontrolle për pompat dhe kuponat tatimorë

Nga A2 CNN
1 Gusht 2019, 16:49 | Ekonomi
Aksioni antiinformalitet, karburantet në “sitë”, kontrolle

Tatimet paralajmërojnë dorë të hekurt për hidrokarburet. Të gjitha karburantet që kanë probleme me pompat dhe me kasat fiskale duhet të ndërpresin aktivitetin e tyre. Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar se Hetimi Tatimor do të bllokojë të gjitha subjektet e tregtimit të karburanteve që operojnë në regjim manual.

“Inspektimi do të mbulojë të gjithë territorin e vendit,  në të gjitha pompat që mundësojnë ndryshimin e regjimit nga automatik në manual, për pompat e bllokuara nga strukturat e hetimit tatimor të evidentuara duke transmetuar në regjim manual, si dhe në të gjitha rastet e tjera. Do të bëhet certifikimi teknik dhe plumbçosja e tyre nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë nën mbikëqyrjen e Inspektoreve Tatimor”, u shpreh Ibrahimaj.

Sipas të dhënave të Administratës Tatimore, gjatë muajit gusht do të inspektohen rreth 3200 pompa karburantesh në të gjithë vendin. Ndërkohë, në korrik janë kontrolluar në total mbi 1900 subjekte, ku janë konstatuar në shkelje 803 të tilla, kryesisht për mosregjistrim pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe moslëshim të kuponit tatimor.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos