Moody’s dhe S&P japin notën: B+ për Shqipërinë, risqe të shumta në horizont

Nga A2 CNN
3 Gusht 2019, 15:50 | Ekonomi
Moody’s dhe S&P japin notën: B+ për Shqipërinë,

Pavarësisht uljes së borxhit publik dhe daljes në tregjet ndërkombëtare përmes eurobondit, agjencitë e vlerësimit Moody’s dhe Standard and Poor’s kanë vendosur të mbajnë të pandryshuar notën e borxhit sovran të Shqipërisë në B1 dhe B+.

Kjo notë përcakton aftësinë e vendit për të ripaguar borxhin dhe dy agjencitë shohin shumë rreziqe për të ardhmen. Së pari, Moody’s vlerëson se rënia e borxhit ka ardhur si pasojë e zhvlerësimit të euros dhe përsëri mbetet më i lartë se vendet e tjera të vlerësuar me këtë notë.

Agjencitë shohin projektet PPP si një rrezik madhor, me një vlerë që mund të kapë 45% të GDP-së, ndërsa theksojnë se detyrimet e prapambetura janë në rritje.
Për të marrë një notë më të mirë, agjencitë kërkojnë reforma të thella në administratë me synim uljen e korrupsionit dhe vijimin e trajektores rënëse të borxhit.

Por, gjithashtu i mundshëm është edhe përkeqësimi i notës, që do të vinte nga ndikimi i krizës politike në klimën e biznesit, ndjekja e politikave fiskale të rrezikshme dhe kriza në vendet partnere, që do të sillnin më pak eksporte dhe investime të huaja direkte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos