Bill Gates, “i shokuar” nga teoritë “e çmendura” konspirative që e lidhin me origjinën e Covid-19

Nga A2 CNN
27 Janar 2021, 18:07 | Bota
Bill Gates, “i shokuar” nga teoritë “e

Bill Gates është shprehur se është “shokuar” nga sasia e teorive “të çmendura” konspirative që janë përhapur për të nëpër rrjete sociale, që nga nisja e pandemisë Covid-19.

Bashkëthemeluesi i Microsoft akuzohet “online” se është krijuesi i koronavirusit të ri dhe se kërkon që t’i fusë njerëzve një çip me anë të vaksinës.

https://a2news.com/2021/01/27/bill-dhe-melinda-gates-duhet-te-pergatitemi-per-pandemine-e-radhes/

“Nuk prisja të isha protagonist i këtyre teorive djallëzore dhe të çmendura, jam shumë i habitur. Shpresoj që të shuhen sa më shpejt”, tha Gates për Reuters.

Në muajt e parë të pandemisë, teoritë konspirative që lidhin Bill Gates me origjinën e Covid-19 janë përmendur më shumë se 1,2 milionë herë në televizion dhe rrjetet sociale, sipas një studimi të “New York Times”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/23/bill-gates-merr-vaksinen-kunder-koronavirusit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos