Bill Gates tregon me bindje se kur do t’i kthehemi “normalitetit të plotë”

Nga A2 CNN
25 Prill 2021, 18:32 | Bota
Bill Gates tregon me bindje se kur do t’i kthehemi “normalitetit

Miliarderi Bill Gates ka shprehur besimin se bota do t’i kthehet “normalitetit të plotë” në fund të vitit 2022.

Themeluesi i Microsoft tha për “Sky News” se pret që niveli i infektimeve të reduktohet shumë në fund të vitit të ardhshëm, atëherë kur vaksinat të jenë të disponueshme në të gjithë botën.

“Brenda 3 muajve të ardhshëm, vendet e zhvilluara do të kenë vaksina me tepricë dhe do t’ia shpërndajnë të tjerëve. Lajmi tjetër i mirë është se vdekjet nga Covid-19 në vendet më të varfëra kanë qenë në shifra të ulëta”, tha Gates. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/07/bill-gates-parashikon-dy-kercenime-te-medha-per-njerezimin-pervec-pandemive/

A2 CNN Livestream

Latest Videos