Autoritetet në Indonezi: Nëndetësja është fundosur, nuk ka shpresa për 53 anëtarët e ekuipazhit

Nga A2 CNN
24 Prill 2021, 12:51 | Bota

Nëndetësja që u zhduk në brigjet e Balit me 53 persona në bord është fundosur. Lajmin e kanë konfirmuar autoritetet indoneziane.

"Me prova autentike që besohet të vijnë nga KRI Nanggala, ne kemi ndryshuar statusin nga të zhdukur në të mbytur", u tha zëdhënësi i Marinës gazetarëve, duke shtuar se artikujt e gjetur nuk mund të vijnë nga një anije tjetër.

Shpëtuesit gjetën disa objekte, duke përfshirë pjesë të një pllake silur dhe një shishe yndyre që besohet se përdoren për të vajosur periskopin.

Sipas kreut të Marinës Indoneziane, Yudo Margono, nëndetësja është zhytur dhe nuk ka asnjë shpresë për të gjetur të gjallë 53 anëtarët e ekuipazhit.

"Ne kemi zbuluar mbeturina në zonën ku u zhyt për herë të fundit", theksoi ai. Zyrtarët shpjeguan se furnizimi me oksigjen përfundoi në orët e para të së shtunës, me orën lokale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos