Përshkallëzohet tensioni, mbi 30 raketa të lëshuara nga Gaza

Nga A2 CNN
24 Prill 2021, 10:07 | Bota
Përshkallëzohet tensioni, mbi 30 raketa të lëshuara nga Gaza

Përkeqësohet tensioni me Gaza. Më shumë se 30 raketa u lëshuan gjatë natës nga Rripi në drejtim të jugut të Izraelit, ku sirenat e alarmit ranë disa herë. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi ushtarak.

Pesë nga raketat u kapën nga Kupola e Hekurt, sistemi i mbrojtjes. Në përgjigje të nisjeve, të cilat filluan mbrëmë, forca ajrore izraelite goditi disa herë objektivat ushtarake të Hamasit në Gaza. Incidente të reja u shënuan mbrëmë edhe në Jeruzalem. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos