Biologët në Argjentinë po luftojnë ethet me sterilizimin nuklear të mushkonjave

Nga A2 CNN
17 Prill 2023, 18:04 | Bota
Biologët në Argjentinë po luftojnë ethet me sterilizimin

Biologët në Argjentinë i kanë kthyer sytë nga energjia nukleare për të sterilizuar mushkonjat në një kohë që rastet me ethe rriten në vendin e Amerikës së Jugut. Ky studim eksperimental ka nisur në vitin 2016 në Komisionin Kombëtar të Energjisë Atomike.

Synimi është sterilizimi i meshkujve duke i rrezatuar me energji atomike dhe më pas duke i lëshuar në natyrë, shpjegoi biologia e CNEA, Marianela Garcia Alba.

Kur ata të hasin një femër nuk do të mund të shumohen,” shtoi Garcia Alba.

Biologët e CNEA janë duke sterilizuar 10 mijë meshkuj për javë dhe vlerësojnë se mund ta rritin numrin në 500 mijë.

Tashmë shkencëtarët presin që të lirojnë në natyrë grupin e parë të meshkujve të sterilizuar në nëntor.

Vektorët e mushkonjave “Dengue” rriten në laborator. Meshkujt rrezatohen me energji atomike, duke prodhuar një ndryshim në ADN-në e tyre që i sterilizon.

Në Argjentinë, 41,257 raste të etheve janë zbuluar në vitin 2023 që nga prilli, thanë autoritetet e vendit të shtunën.

“Dengue” transmetohet përmes pickimit të mushkonjave aedes aegypti, simptomat përfshijnë ethe, dhimbje në sy, kokë, muskuj dhe kyçe, të përziera, të vjella dhe lodhje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos