“Era e vdekjes është kudo në spitale”, të paktën 100 të vdekur në Sudan

Nga A2 CNN
17 Prill 2023, 17:25 | Bota
“Era e vdekjes është kudo në spitale”, të

Të paktën 100 persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjeve në Sudan. Ndërkohë, spitalet e vendit janë duke u qëlluar si nga ushtria sudaneze ashtu edhe nga Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.

Stafet spitalore kanë thënë për CNN se nuk po munden që t’u japin ndihmë mjekësore të plagosurve dhe as nuk po mundin që të varrosin të vdekurit.

Nga ora 9.00 e së shtunës kur nisën përplasjet, ne po shënjestrohemi,” tha një mjek nga spitali Khartoum.

“Një sulm i drejtpërdrejtë goditi pavijonin e maternitetit. Mund të dëgjonim të shtëna nga armë të rënda dhe u shtrimë në tokë, bashkë me pacientët tanë. Spitali vetë ishte nën sulm.”

Një tjetër mjek nga spitali al-Moallem Hospital tha për CNN se stafi i spitalit ka qëndruar në bombardime për dy ditë, përpara se të evakuoheshin nga ushtria sudaneze.

“A e besoni dot se ne u larguam nga spitali dhe lamë pas fëmijë në inkubatorë dhe pacientë në reanimacion të cilët mbetën pa dikë që të kujdeset për ta. Nuk mund ta besoj që mbijetova dhe nuk vdiqa në spital kur era e vdekjes është kudo.”

Një koleg i tij tha se stafet mjekësore u evakuuan në këmbë nën breshërinë e plumbave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos