
Ministrja e shtetit për të rinjtë dhe fëmijët, Bora Muzhaqi, nga Korça foli për mundësinë e birësimit të fëmijëve nga komuniteti LGBT.
“Mendoj që birësimi është një gjë kaq e bukur dhe fantastike. Pastaj, pjesa tjetër duhet diskutuar dhe menduar. Por, e rëndësishme është që nuk ka gjë më të bukur sesa birësimi”, tha Muzhaqi.
E pyetur lidhur me rastin e Mateos, djalit 8-vjeçar që u vra nga një 38-vjeçar në Fier, ministrja u shpreh: “Edhe pjesa e fëmijëve është shumë e rëndësishme për mua. E para, ndjesë se të rreh zemra kur flet për ngjarje të rënda, duhet t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe kuptoj se kjo është pjesa me e rëndësishme që ne të gjithë duhet ta themi për momentin. Përsa i përket politikave apo gjërave që duhet të bëjmë për këtë fushë, është ndoshta jo momenti i duhur për të folur. Kjo nuk do të thotë se nuk po merremi apo angazhohemi aktivisht, do kohën e vet për të arritur në konsensus dhe uroj që ngjarje të tilla mos ndodhin në Shqipëri”. (A2 Televizion)