“Lundrimi” në internet, psikologia: Pa filtra, fëmijët përballen me ankth e ulje të përqendrimit

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2021, 20:31 | Sociale
“Lundrimi” në internet, psikologia: Pa filtra,

Psikologia Milena Turtulli Bregu u shpreh në Debat me Alba Alishanin se nëse fëmijët lejohen të lundrojnë në internet pas asnjë lloj filtri, ata do të kenë probleme në përqendrim, do të kenë ankth dhe ulje të vetëbesimit.

“Duket sikur teknologjia është kryefjala e luftës mes brezave, të cilët nuk po bien dakord. Është e vështirë për prindërit që të vendosin kufij. Teknologjia është shumë e rëndësishme dhe ajo që është e rrezikshme, si në çdo element tjetër të jetës, pa një kufi kthehen në një diçka të dëmshme. Kufiri duket se është shumë i vështirë për t’u arritur nga prindërit.

Ka dy elemente që e luftojnë fuqimisht pjesën e rregullave. E para, është presioni i bashkëmoshatarëve të fëmijëve, i cili është i jashtëzakonshëm. Fëmijët ndihen të lënë jashtë një komuniteti dhe bëhen objekt bulizimi. Kjo bën që ata të luftojnë shumë fortë për të mos pasur asnjë lloj rregulli në këtë drejtim. Prindërit, deri në njëfarë mase, kanë rënë në qetësi që fëmijët të merren me gjërat e tyre dhe të mos hapin problematika në familje. Kjo do të thotë shumë probleme anësore për fëmijët. Një fëmijë pa asnjë lloj kontrolli do të ketë vështirësi shumë të mëdha në përqendrim, ankth, ulje të besimit, do të angazhohet në kërkim të një “like” në internet”, tha psikologia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos