“Keni përmbushur kriteret për liberalizmin e vizave”, Von der Leyen: Nga janari, 75 milionë euro financime për Kosovën

Nga A2 CNN
27 Tetor 2022, 10:47 | Kosova
“Keni përmbushur kriteret për liberalizmin e vizave”, Von

Keni përmbushur të gjitha detyrimet për liberalizmin e vizave. Këtë mesazh dha presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë.

“E di që vendi juaj vazhdon të tregojë përkushtim të madh në rrugëtimin europian. Ju keni treguar vlerat tuaja për afrimin e plotë në sanksionet e BE-së në luftën kundër Rusisë. Ju keni marrë reforma të thella, këto janë reflektuar edhe në raportin e BE-së. Keni bërë përpjekje për forcuar demokracinë e sundimit e ligjit dhe për të luftuar korrupsionin. Jeni duke ndërtuar ekonomi solide të tregut. Kjo është njohur edhe nga Komisioni Europian. Në aspektin e liberalizimit të vizave ju keni një aleat. Kosova e meriton liberalizmin e vizave keni përmbushur të gjitha standardet dhe kriteret. Detyra jonë është që të bindim tërë Këshillin Europian, shumica janë në anën tuaj. Diskutimet kanë filluar, kemi punuar me presidencën çeke. Ne do t’ju ndihmojmë”.

https://a2news.com/2022/09/13/izolimi-i-madh/

Në fjalën e saj Von der Leyen theksoi mbështetjen e saj për Kosovën në ekonomi dhe energjetikë me një plan konkret prej 75 mln euro për të mbështetur bizneset dhe ekonomitë familjare deri në fund të vitit.

“Rusia po shfryëzon energjinë si armë dhe ju e ndjeni këtë në efektin e kësaj sjelljeje me vështirësinë e furnizimit me energji, por ju siguroj që BE-ja nuk do të dorëzohet përpara këtij shantazhi. Po përpiqemi të mos lejojmë rritjen e çmimeve. Keni nevojë për mbështetje të menjëhershme 75 milionë euro, për të mbështetur bizneset dhe ekonomitë familjare deri në fund të vitit dhe të merrni financimet që nga janari. Kemi investime në grante 500 milionë euro për të gjithë rajonin për pavarësinë energjetike. Mbështetja do të kanalizohet përmes planit ekonomik për Ballkanin Perëndimor”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/17/jemi-sqaruar-me-francen-svecla-eshte-optimist-per-liberalizimin-e-vizave-brenda-vitit-per-kosoven/

A2 CNN Livestream

Latest Videos