Bisedimet për klimën, Samiti i Madridit përfundon me marrëveshje

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2019, 19:03 | Bota

Bisedimet më të gjata të Kombeve të Bashkuara të mbajtura ndonjëherë, u mbyllën me një marrëveshje gjithëpërfshirëse në Madrid. Delegatët e lodhur arritën një ujdi në çështjen kryesore, atë të rritjes së përgjigjes globale për të reduktuar emisionet e gazit të karbonit në atmosferë.

 Të gjitha shtetet duhet të përmbushin zotimet e reja për klimën deri në konferencën tjetër që mbahet në Skoci, vitin e ardhshëm.

Diskutimi i përçarjeve për temat e tjera është shtyrë për në mbledhjen e radhës. Ujdia e re e dakordësuar pas dy ditëve shtesë, detyron vendet nënshkruese që të përmirësojnë planet për reduktimin e emetimeve të gazit të karbonit në atmosferë.

Kjo erdhi pas alarmit të shkencëtarëve për të shmangur ndryshimet klimatike të rrezikshme dhe për të përmirësuar gjendjen aktuale në planet si dhe për të ngadalësuar ngrohjen globale.

Marrëveshja është propozuar dhe mbështetur nga BE dhe disa shtete të tjera, ndërsa kundërshtimet kryesore erdhën nga Shtetet e Bashkuara, Brazili, India dhe Kina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos