
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,8 të shkallës Rihter goditi ditën e dielë Filipinet.
Epiqendra ishte 61 km në jug-perëndim të Davaos. Tërmeti ka shkaktuar dëme në banesa, por deri tani nuk ka njoftime për viktima.
Në rrjetet sociale banorët e zonës kanë postuar foto dhe video, ku bie në sy videoja e një pishine e cila nga fuqia e tërmetit krijon dallgë, duke nxjerrë ujin jashtë.
Disa orë më vonë, një tjetër tërmet, kësaj radhe me magnitudë 5,7 goditi zonën. (A2 Televizion)