Vullkani në Zelandën e re, shkon në 16 numri i viktimave

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2019, 09:23 | Bota

Numri i viktimave të konfirmuara pas shpërthimit të vullkanit në Zelandën e Re ka shkuar në 16.

Një person i cili u dërgua në Australi për trajtim mjekësor ndërroi jetë në spital mëngjesin e sotëm.

Të paktën 20 persona të tjerë janë duke u trajtuar në spital si pasojë e e djegieve nga shpërthimi.

Policia e Zelandës ka rinisur sot operacionin e shpëtimit për dy persona të mbetur në White-Island. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos