"Bisha gati të shndërrohet në djall", Milani shton shpejtësinë në sulm

Nga A2 CNN
28 Qershor 2023, 10:42 | Futboll
"Bisha gati të shndërrohet në djall", Milani shton

Pas goditjes së madhe që i dhanë tifozëve me shitjen e Tonalit te Newcastle, drejtuesit e Milanit po punojnë për të rikthyer sërish entuziazmin në kampin kuqezi.

Mesfushori Loftus-Cheek duket se është një hap larg, pasi është arritur marrëveshja si me lojtarin, por edhe me Chelsea-n. Megjithatë, mediat italiane raportojnë se mesfushori mund të mos jetë i vetmi lojtar që do të fluturojë nga Londra në Milano, pasi interesi është shtuar edhe për anglezin Pulisic.

Në anën tjetër, sipas “Sky”, te Milani po vlerësojnë edhe Adama Traoré, i cili do të dalë në merkato si një lojtar i lirë nga Wolverhampton. Sipas medias italiane, kuqezinjtë kanë zhvilluar kontaktet e para dhe me agjentin e lojtarit Jorge Mendes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos