Bizneset rrisin pagat, por të rinjtë zgjedhin të emigrojnë

Nga A2 CNN
16 Mars 2022, 16:47 | Aktualitet

Bizneset po rrisin rrogat, por punonjësit po mungojnë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se vitin e shkuar, paga mesatare arriti në 59 mijë e 502 lekë, duke u rritur me 8.4 për qind krahasuar me 2020-n. Arsyeja kryesore e këtij hendeku rezulton të jetë emigracioni në shkallë të lartë. Ndërkohë sipërmarrësit si kurrë më parë po përballen me flukse të rritura pune e mungesë të burimeve njerëzore. Por nuk është emigracioni e vetmja arsye e kësaj problematike. Sipërmarrës dhe ekspertë të tregut të punës thonë se me këto ritme të emigracionit, brenda një periudhe 2-vjeçare bizneset mund të gjenden në kolaps për shkak të mungesës së punonjësve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos