Mund të keni hasur në programacionin e A2 CNN dokumentarë dhe reportazhe, të cilat i dedikohen skllavërisë moderne dhe luftës që studentë në mbarë botën, i kanë shpallur këtij fenomeni. Trafikimi I qenieve njerëzore, puna e detyruar e fëmijëve, shitja e vajzave dhe martesat e detyruara, janë vetëm disa nga format e skllavërisë në kohën tonë. Anxhela Bruçi dhe Gledisa Loshi folën për përfshirjen e të rinjve shqiptarë në këtë kauzë të mirë. (A2 Televizion)
Çfarë është skllavëria moderne dhe ku e gjejmë?
