Bjellorusia proteston ndaj Ukrainës, rrëzon raketën e lëshuar nga forcat e Kievit

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2022, 13:00 | Bota
Bjellorusia proteston ndaj Ukrainës, rrëzon raketën e

Bjellorusia thirri ambasadorin e Kievit, pasi tha se kishte rrëzuar një raketë të mbrojtjes ajrore ukrainase në territorin bjellorus. Një zëdhënës i qeverisë deklaroi se Minsku e sheh incidentin si ekstremisht serioz, ndërsa i kërkoi Kievit të marra masat e duhura që një diçka e ngjashme të ndodhë në të ardhmen.

Ngjarja ndodhi teksa Rusia ndërmori një valë masive sulmesh ajrore kundër Ukrainës. Pamje të shfaqura në televizionin shtetëror të Bjellorusisë, treguan mbetjet e një rakete në një fushë.

“Rreth orës 10 evidentuam në distriktin e Ivanovski, pjesë të një rakete S-300 të forcave të armatosura të Ukrainës. Situata i ngjan asaj që ndodhi pak kohë më pare në territorin e Polonisë”, tha Oleg Konovalov, komisar ushtarak.

Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase deklaroi se incidenti ishte rezultat i mbrojtjes ajrore. Bjellorusia, një aleat kyç i Rusisë kërkoi që Kievi të zhvillojë një hetim të plotë, pasi raketa S-300 ra pranë kufirit të saj. Është hera e parë që Bjellorusia rrëzon një raketë ukrainase që prej fillimit të luftës ruse në muajin shkurt.

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë tha se ishte e gatshme të ftonte ekspertë nga vende që nuk mbështesin shtetin terrorist të Rusisë, siç u shpreh, për të ndihmuar në hetimin e incidentit. Ajo shtoi se ka të drejtën e pakushtëzuar për të mbrojtur qiejt e vet. Sakaq presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky tha se shumica e rajoneve në vend ishin pa energji, në kushte te acarta pas valës masive të sulmeve raketore nga Rusia. Në shënjestër u vunë një sërë qytetesh, përfshirë, Kievin, Harkivin, Lvivin dhe Odesën.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos