All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Bjellorusia vendos trupat speciale në kufi me Ukrainën

Nga A2 CNN
10 Maj 2022, 18:43 | Bota
Bjellorusia vendos trupat speciale në kufi me Ukrainën
All - Paragraf - 1

Bjellorusia ka vendosur forca e saj speciale pranë kufirit me Ukrainën, duke pretenduar se kjo gjë erdhi për shkak të një mobilizimi mbrojtës pas shtimit të radhëve nga forcat e armatosura të Kievit nga ana tjetër e kufirit.

"Në drejtimin operacional jugor, një grup prej 20,000 ushtarakësh të krijuar nga forcat e armatosura ukrainase kërkon përgjigjen tonë. Forcat operacionale speciale janë dislokuar në tre drejtime taktike për të ruajtur sigurinë e Bjellorusisë," deklaroi shefi i shtabit të Bjellorusisë, Viktor Gulevich.

All - Paragraf - 3

Bjellorusia është një ndër të paktat vende që ka mbështetur ofensivën e Rusisë në Ukrainë, madje më 24 shkurt kur nisi dhe i ashtuquajturi “operacion special” një pjesë e ushtrisë ruse hyri pikërisht nga territori bjellorus. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos