Blindohet Shkodra, PS dhe PD miting në të njëjtën kohë

Nga A2 CNN
20 Qershor 2019, 18:07 | Aktualitet
Blindohet Shkodra, PS dhe PD miting në të njëjtën kohë

Pak minuta para fillimit të mitingut elektoral të Partisë Socialiste dhe të protestës së paralajmëruar nga dega lokale e Partisë Demokratike të Shkodrës, forca të shumta policie kanë rrethuar sheshin kryesor të qytetit. Sipas burimeve për A2 CNN mbi 200 efektivë policie dhe forca të FNSH janë angazhuar për të kontrolluar situatën dhe shmangur përplasjet mes palëve.

https://youtu.be/EIZ6Chd9V8o

Herët gjatë ditës së enjte, Bashkia e Shkodrës kishte refuzuar, kërkesën e Partisë Socialiste për të mbajtur takimin elektoral për zgjedhjet e 30 qershorit me arsyetimin se po zbaton dekretin e Presidentit.

https://a2news.com/2019/06/20/ps-miting-ne-shkoder-ademi-per-a2-cnn-aktiviteti-eshte-i-paligjshem/#utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

Ky vendim i Bashkisë së Shkodrës u komentua dhe nga kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend duke i krahasuar me antimitingjet që zhvilloheshin nga Partia Komuniste në vitin 1991. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos