Blinken telefonon Kurtin e Vuçiçin, diskutohet njohja e Kosovës dhe lidhjet Serbi-Rusi

Nga A2 CNN
12 Tetor 2022, 12:26 | Kosova
Blinken telefonon Kurtin e Vuçiçin, diskutohet njohja e

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi të martën një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë së cilës theksoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

Në njoftim të zyrës së kryeministrisë në Kosovë, thuhet se Blinken dhe Kurti kanë diskutuar për nevojën e “intensifikimit të procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke në qendër të saj”.

Në një prononcim lidhur me bisedën, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha se Blinken kishte theksuar nevojën e “angazhimit të vazhdueshëm të të dyja vendeve për integrimet evropiane arritjen e paqes në rajon”.

Sakaq, me presidentin Vuçiç është diskutuar për lidhjen e Serbisë me Federatën Ruse dhe diversifikimin e burimeve të energjisë në këtë shtet. Serbia mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/08/zyrtari-i-nato-s-te-parandalojme-destabilizimin-e-ballkanit-perendimor-nga-rusia-e-kina/
https://a2news.com/2022/09/20/kurti-interviste-per-cnn-beogradi-e-kremlini-duhet-te-mendojne-dy-here-para-se-te-veprojne-ne-kosove/

A2 CNN Livestream

Latest Videos