Ndërtuan pa leje, sekuestrohen dhjetëra vila zyrtarësh në Kosovë

Nga A2 CNN
11 Tetor 2022, 18:25 | Kosova
Ndërtuan pa leje, sekuestrohen dhjetëra vila zyrtarësh në

Autoritetet në Kosovë bëjnë me dije se më shumë se 100 objekte në pronësi të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë janë sekuestruar në zonën turistike gjatë një operacioni kundër ndërtimeve pa leje.

Emrat personave që disponojnë këto vila ende nuk janë bërë me dije, ndërkohë që vijojnë hetimet nga Prokuroria e Shtetit.

Sipas vlerësimeve objektet e sekuestruara kanë qenë në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar të “Sharrit” dhe planin hapësinor për këtë park.

Sipas prokurorit Rasim Maloku, lejet janë dhënë gjatë kohës që Bratisllav Nikolliç, zyrtar i Listës Serbe ka qenë kryetar i Komunës së Shtërpcës, por ato janë mbështetur edhe nga zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit.

“Bëhet fjalë kryesisht për vila e shtëpi pushimi, ka qenë edhe një hotel, edhe atë e kemi sekuestruar’, shprehet Maloku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos