
Situata në Kosovë aktualisht është e qetë, deklaroi komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari, i cili të hënën dorëzon detyrën.
Në një intervistë për KosovaPress në krye të mandatit 1-vjeçar, ai pranoi se lufta në Ukrainë rriti tensionet edhe në Kosovë, por aktualisht nuk ka asnjë kërcënim të shtuar të sigurisë ndaj Kosovës. Por momenti më kritik ishte nata e para 1 gushtit, kur qeveria Kurti do provonte të vendoste reciprocitetin me Serbinë.
“Morëm raporte se në postblloqe kishte njerëz me armë, që është një zhvillim i rrezikshëm, nëse e konsiderojmë atë nga pikëpamja e sigurisë. Më duhet të them gjithashtu se për shkak të sjelljes së përgjegjshme të të dyja palëve, kjo periudhë e tensionuar është zgjidhur me sukses. Me sa di unë, nuk ka pasur të lënduar nga asnjëra palë. Bllokim i rrugëve është zgjidhur për një kohë relativisht të shkurtër, sepse mendoj se institucionet në Kosovë dhe liderët serbë të Kosovës kanë qenë në gjendje të negociojnë, dhe arritëm të gjenim një zgjidhje”.
Para largimit Gjeneralmajor Kajari bën thirrje që politikanët të jenë të kujdesshëm që të mos përshkallëzojnë situatën, ndërsa dialogu Prishtinë-Beograd i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është platforma e duhur për të ngritur të gjitha çështjet dhe të shmangen trazirat.
“Dhe meqenëse qëllimi i këtij dialogu është normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë-Beograd, kjo duhet të jetë vlera ku diskutohen këto çështje, dhe të arrihet një marrëveshje e negociuar, që situata të tilla si ato që ndodhën në fund të korrikut, të mund të shmangen”.
Komandanti i KFOR-it mohoi pretendtimer e mediave serbe se Forca e Sigurise ne Kosove ka qee e pranishme ne veri.
“Forca e Sigurisë së Kosovës sipas marrëveshjes me NATO-n, mund të hyjë në komunat veriore me shumicë serbe vetëm me pëlqimin e KFOR-it. Ky pëlqim nuk është kërkuar dhe sipas njohurive tona, Forca e Sigurisë së Kosovës nuk ka qenë prezente në komunat veriore, siç është raportuar në media”, tha Kajar. Në vigjilje të largimit të tij nga Kosova, gjeneralmajor Kajari thotë se ka arritur me sukses që KFOR ne kryesimin hungarez te ketë vazhdimësi në punët të cilat i kishte trashëguar, ndërsa të hënën kryesimin e merr gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia i Ushtrisë Italiane. (A2 Televizion)