Bllokohen 40 minatorë në Trepçë, autoritetet në gatishmëri

Nga A2 CNN
10 Prill 2023, 18:33 | Kosova
Bllokohen 40 minatorë në Trepçë, autoritetet në

Autoritetet në Kosovë janë vënë në gatishmëri pasi 40 minatorë janë bllokuar mëngjesin e së hënës në një galeri të minierës së Trepçës.

Sipas të dhënave paraprake nga autoritetet, minatorët janë bllokuar në 900 metra thellësi për shkak të ndërprerjes së energjisë tek ashensorët.

Deri në këto momente 10 minatorë janë evakuuar nga daljet e tjera të galerisë, ndërkohë që është vendosur kontakti me minatorët e tjerë të cilët janë të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, drejtuesit e Trepçës, ekipet e emergjencës për nxjerrjen e minatorëve të bllokuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos