Takim me Listën Serbe në Beograd, Vuçiçi njofton platformë të përbashkët me serbët e veriut

Nga A2 CNN
7 Prill 2023, 20:04 | Kosova
Takim me Listën Serbe në Beograd, Vuçiçi njofton

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, paralajmëroi ndërtimin e një platforme për adresimin e shqetësimeve të serbëve në Kosovë.

Pas një takimi me përfaqësuesit e Listës Serbe, ku i pranishëm ishte dhe i sanksionuari nga SHBA dhe Britania, Milan Radoiçiç, Vuçiç tha se pas një jave do të dalë me konkluzionet e përbashkëta në lidhje me zgjedhjet në veri të Kosovës dhe të gjitha zhvillimet e ardhshme që prekin serbët e Kosovës.

Presidenti përsëriti faktin që Lista Serbe nuk merr pjesë në zgjedhjet e 23 prillit për komunat veriore, ndërsa sqaroi se në platformë do të përfshihen masa sigurie, politike, ekonomike dhe sociale për serbët e Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos