Prag tragjedie në Prishtinë, 8 të lënduar, mes tyre fëmijë dhe një grua shtatzënë pas rënies së ashensorit

Nga A2 CNN
10 Prill 2023, 15:20 | Kosova
Prag tragjedie në Prishtinë, 8 të lënduar, mes tyre

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Emshir” në Prishtinë, në një pallat ku ashensori ka rënë nga kati i dytë në bodrum dhe për pasojë janë lënduar tetë persona.

Të lënduarit kanë marrë lëndime nga rënia e ashensorit dhe janë dërguar në Urgjencë për marrjen e trajtimit të nevojshëm mjekësor.

Sipas mediave kosovare, incidenti ka ndodhur rreth orës 19:05, ndërsa në ashensor gjendeshin tetë persona, dy prej tyre fëmijë ndërsa ishte edhe një grua shtatzënë.

“Gruaja shtatzënë edhe dy fëmijët kanë pësuar traumë të madhe”, u shpreh një banor që ka dërguar edhe një video që pretendon se është bërë nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa shton se në vendin e ngjarjes kanë arritur Policia, zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë. Ai u shpreh se kanë probleme të shpeshta me këtë ashensor, i cili nuk kishte as 24 orë që ishte vënë në funksion.

Në shkurt të këtij viti në ashensorin e ndërtesës të njëjtë ishin lënduar pesë gra, njëra prej tyre kishe pësuar frakturë në këmbë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/21/momenti-kur-ashensori-me-11-persona-brenda-shembet-dhe-perplaset-dhunshem-ne-bodrum/
https://a2news.com/2023/02/07/keputet-ashensori-dhe-bie-nga-kati-i-peste-plagosen-burre-e-grua/

A2 CNN Livestream

Latest Videos