Bllokohen 6 turistë në Jezercë, shpëtohen me helikopter

Nga A2 CNN
25 Qershor 2020, 21:12 | Aktualitet

Një helikopter i Forcës Ajrore u angazhua në operacionin e kërkim-shpëtimit të 6 turistëve nga Kosova të cilët ishin bllokuar prej disa orësh në malin e Jezercës.

Operacioni nga ajri nisi rreth orës 19:00 dhe pak më parë turistët u morën nga zona ku ishin bllokuar dhe u dërguan shëndoshë e mirë në Theth.

Operacioni i Forcës Ajrore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit përfundoi me sukses. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos