
Qindra turistë kanë mbetur të bllokuar në ishullin grek të Samothraki që prej se dielës për shkak të erërave të forta dhe problemeve në linjën e trageteve që lidh ishullin në Egje me qytetin port të Aleksandropolit.
Për t’i dhënë zgjidhje problemit, që ka ndikuar edhe në reduktim të resurseve ushqimore, autoritetet do të shfrytëzojnë një katamaran, i cili do të transportojë udhëtarët përgjatë të mërkurës dhe të enjtes.
Kryebashkiaku i ishullit tha se katamarani ishte i shpejtë dhe do të bënte aq udhëtime sa të ishte e nevojshme. Sipas tij në ishull kishin mbetur të bllokuar rreth 1 mijë vetë. (A2 Televizion)