Bllokohet aeroporti i Athinës, një i dyshuar nxjerr dhe avionët luftarakë në qiell

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2022, 21:25 | Bota

Forca të shumta policie dhe të forcave speciale kanë rrethuar aeroportin “Eleftherios Venizelos” të Athinës, pas informacioneve për një pasagjer të dyshimtë që udhëtonte në një nga dy avionët e kompanisë Emirates që ishin nisur së fundmi në drejtim të Dubait dhe Nu Jorkut.

Fluturimi i nisur për në Dubai ndaloi ndërsa avioni po ngrihej dhe autoritetet e kthyen pas, ndërsa avioni i dytë i nisur për në Nju Jork u njoftua ndërsa fluturonte në Itali. Ai nuk u lejua të ulej në Paris dhe u kthye i shoqëruar nga dy avionë luftarakë F-16.

Ngjarja është ende e paqartë së për çfarë kërcënimi bëhet fjalë apo kush është personi i dyshimtë.

Momentalisht në aeroportin e Athinës është ndaluar totalisht puna. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos