SHBA: 200 mijë të vdekur apo të plagosur, rusë e ukrainas

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2022, 07:29 | Bota
SHBA: 200 mijë të vdekur apo të plagosur, rusë e ukrainas

100 mijë ushtarë rusë dhe po aq ukrainas besohet të jenë vrarë apo plagosur në thuajse 9 muaj luftë. Ky është një vlerësim që bëhet nga krerët më të lartë dhe gjeneralët e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Bilanci është i rëndë edhe mes civilëve.

Gjenerali Mark Milley, shef i shtabit i ushtrisë amerikane, thotë se mbi 40 mijë njerëz të pafajshëm mendohet të kenë humbur jetën në konflikt. Këto janë shifrat më të larta të përmendura ndonjëherë nga ndonjë zyrtar perëndimor, sa i përket bilancit të viktimave apo të plagosurve në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Refugjatët vlerësohen të jenë diku mes 15 deri në 30 milionë.

https://a2news.com/2022/11/09/trupat-ruse-terhiqen-nga-qyteti-kyc-i-khersonit/

Milley nënvizoi se ka shenja që Kievi ka vullnet të rinisë bisedimet për paqe me Moskën. Këtë e bazon tek urdhri i fundit i Rusisë për tërheqjen e ushtrisë nga Kherson, qyteti i parë i pushtuar dhe që rezultoi ashtu siç u mendua që prej fillimit të luftës, një pikë kyçe për mbylljen e konfliktit. Për gjeneralin amerikan, veprimi i Kremlinit hap një “dritare për dialog” me Ukrainën, gjithashtu dhe me Perëndimin.

Më herët Moska shprehu vullnetin për t’u rikthyer në tryezën e negociatave, madje pa parakushte. Nga ana tjetër, ekipi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i sheh këto zhvillime me shumë kujdes dhe thotë se “armiku nuk bën dhurata apo veprime të vullnetit të mirë”.

Teksa flitet për dialog, një mundësi e mirë është humbur në këtë drejtim. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë fizikisht në samitin e G20-ës, duke lënë të hapur mundësinë që diskutimeve t’u bashkohet virtualisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos