Nuk ndalen lëkundjet në Itali, tjetër tërmet i fuqishëm

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2022, 21:04 | Bota
Nuk ndalen lëkundjet në Itali, tjetër tërmet i fuqishëm

Një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Itali, pas atij të një dite më parë me magnitudë 5.7 Rihter që goditi vendin dhe që shkaktoi panik te banorët e Marche.

Tërmeti i sotëm ishte me magnitudë 4.7 Rihter dhe si epiqendër kishte zonën e Riminit, por për ekspertët mendohet të jetë një paslëkundje e goditjes së djeshme.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme nga tërmeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos