Bllokohet trafiku te “Astiri”, para izolimit 40 orësh

Nga A2 CNN
11 Prill 2020, 16:09 | Aktualitet

Kjo është fundjava e katërt ku shqiptarët duhet të qëndrojnë të izoluar për 40 orë, si pjesë e masave ndaj pandemisë së koronavirusit.

Po ashtu si edhe në fundjavët e kaluara edhe këtë të shtunë para orës 13:00, të shumtë ishin ata që kishin lënë për në momentet e fundit të bënim pazaret.

Kjo ka sjellë krijimin e një trafiku të madh në zonën e “Astirit” në kryeqytet, ku shumë automjete u bllokuan për disa momente.

Nga e hëna, fasha orare do të hapet, duke ndryshuar nga ora 13:00, në 17:30. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos