Historia sesi Netanjahu po nxjerr nga moda Ditarin e dhimbshëm të Anne Frank

Nga A2 CNN
28 Shtator 2025, 21:22 | Blog

Historia sesi Netanjahu po nxjerr nga moda Ditarin e dhimbshëm të Anne

Nga Latif Mustafa

Një ditë në librari erdhi një zonjë me vajzën e saj 12-13 vjeçare për të blerë libra. Mori disa libra për vete dhe pastaj m’u drejtua në rast se kisha ndonjë rekomandim për vajzën e saj, por jo fantazi apo fiktive, diçka reale dhe që ka njëfarë vlere botërore. Unë pa një pa dy, ia rekomandova librin “Ditari i Ana Frankut”. Me tu afruar tek ajo, ajo pa librin dhe ngriti dorën, me një keqardhje duke më thënë: Jo, këto libra dua t’i marr me rezervë. Po pse? – i them unë i habitur, pa dashur të dyshoj dhe po luftoja me veten e po thoja, uroj mos të jetë arsyeja ajo që po mendoja. “Gjithçka që vjen prejt këtynve dua ta marr me rezervë, megjithatë ju faleminderit” – nuk e zgjati dhe shkoi. Mbeta paksa i befasuar se si regjimi fashist i Netanjahut po rrezikon ta hedh në erë një ngrehinë të një vuajtje të papërsësitshme të një populli. Por jo vetëm kaq, diçka tjetër po ndodh, një lloj tjetër vetëdijësimi, një lloj tjetër kundrimi i fenomeneve në botë. Njerëzit s’janë të përgjumur si më parë.

Protesta masive në vendet demokratike të botës. Po shkunden kryeqendrat botërore, si Berlini, Parisi, Roma dhe qytete anë e mbanë Europës. Sindikata puntorësh, organizata studentore, organizatat e të drejtave të njeriut, me një fjalë, shoqëria civile dendshëm ka zgjedhur të ngrejë zërin e mos të hesht kundër gjenocidit ndaj Palestinezëve në Gaza nga Izraeli. Se kush është Izraeli të gjithë e kemi ditur, vetëm se, shpalosja e një fytyre të tillë dhe pranimi i këtij fakti nga bota kushtoi me vrasje enorme fëmijësh, gra dhe pleq. Sikur sot, kurrë më parë, nuk kemi parë flamujt palestinez të valviten anë e kënd botës. Këto protesta, po i shtyjnë qeveritë e tyre me shpinë pas muri, dhe pësuan njohje të reja të shtetit të Palestinës. Ajo që më bëri përshtypje, më së shumti, ishte njohja nga Britania e Madhe. Për ironi, Britania e Madhe ka njohur pavarsinë e Izraelit më 1950 kurse tani këtë të Palestinës, 75 vjet pas daljes së saj nga Palestina. Britania ka qenë koloni i madh, kurse me të dal ajo më 14 Maj 1948, po atë ditë u shpall pavarsia e kolonit të vogël, Izraelit. Pavarsisht mbështetjes që fuqitë e mëdha po i japin Izraelit, legjitimiteti i saj lëngon fort dhe krejt kjo për shkak të gjenocidit të ushtruar ndaj civilëve në Gaza.

Këtë e pamë edhe gjatë fjalimit të Benjamin Netanjahut në Kombet e Bashkuara, të bojkotuar masivisht nga përfaqësuesit të kombeve. Një fjalim shterpë, i përmbushur me mllef dhe akuza për bashkfajësi ndaj ‘miqëve’ të Izraelit, retorikë boshe pa asnjë arsyetim se pse spo merrte fund hamasi pas kaq kohe lufte dhe bombardime cep më cep si dhe pa asnjë alternativë për përfundimin e kësaj lufte. Askush nuk e takoi Netanjahun përpos një lideri tjetër të vetmuar, presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq. Këta dy liderë normalisht, që i bashkojnë shumë gjëra. Ata janë përfaqësues të historisë së kombeve kolonizator që kanë vrarë e prerë për të shtyer një projekt gjoja iluminist, në thelb, kanë shtyer utopinë e një feje apokaliptike. Që të dy besojnë se kanë prejardhje nga popuj hyjnor, prej të cilit buron edhe e drejta historike për pushtim e aneksim tokash. Që të dy janë liderë të dështuar dhe i përkasin historive politike fashiste ku në vendet e tyre priten me protesta të mëdha sepse i kanë sjellë popujt e tyre buzë humnere.

Jeta vazhdon. Zgjohesh herët në mëngjes dhe gjersa bën gati fëmijët për në shkollë dhe veten për në punë, shohim lajme ku nëna të mbuluara me pluhur e blozë bombash, të shokuara pa asnjë lot, të mpira përqafojnë fëmijët e tyre të vrarë, që herë duken si të gjallë edhe pse e dimë që janë të vdekur.

Si shqiptarë, si popull që kemi përjetuar gjenocid më vie keq që jemi rreshtuar pro-gjenocidit (nëse heshtja jonë e miraton një gjë të tillë), dhe nuk po arrijmë të bëjmë dallimin e të drejtës civile dhe individuale për të shpreh empatinë me popujt e shtypur, larg fantazisë politike dhe emopcioneve të gjeopolitikës. Vetëdija e të qenit njeri, është kumti që ne ftojmë për ta mbajtur në mend njerëzoren e mos u tunduar nga narracioni i të fuqishmit të pafajshëm, por të jemi gjithmonë të rreshtuar me viktimën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos