
Nga Fitim Zekthi
Papa Leoni I 14 po mban qëndrime të jashtëzakonshme në një kohë kur liria është në një ditë të keqe dhe kur sisteme qeverisëse dhe liderë me mendje totalitare po marrin në kontroll vendimmarrjen në mjaft vende.
Nga kurajoja me të cilën ai po flet dhe po qëndron përballë disa prej formave më të këqija me perverse politike diku fashiste, diku copëza të shëmtuara totalitarizmi dhe populizmi, diku rryma populisto-fashiste që kryejnr apo mbështesin gjenocidin, Papa Leoni i 14-të është i barabartë me Papa Gjon Palin e Dytë.
Dallimi është se me Papa Gjon Palin e Dytë në krah ishin Reagan dhe Thatcher, ndërsa Leoni i 14-të nuk ka mbështetje të tillë.
Edhe mesazhet e bashkëjetesës dhe paqes me besimet e tjera të mëdha, si Islami, Leoni i 14-të i ka të mrekullueshme.
Kjo e bën Leonin e 14-të edhe më të fortë dhe më të rëndësishëm. (A2 Televizion)