Blogeri në Nju Jork martohet me 10 gra njëherësh: Të gjitha janë shumë të lumtura (VIDEO)

Nga A2 CNN
4 Gusht 2023, 16:51 | Lifestyle
Blogeri në Nju Jork martohet me 10 gra njëherësh: Të gjitha

Çdo të thotë lumturi? Të jesh i martuar me 10 gra në të njëjtën kohë dhe që edhe ato të jenë të lumtura. Blogeri në Nju Jork, Emmanuel Lustin, 28 vjeç, thotë se u martua me dhjetë gra gjatë një ceremonie në plazh. Videoja që ai ngarkoi në TikTok numëron më shumë se 581,000 shikime.

Në mbishkrimin shoqërues të videos ai shkruan: “Kështu, që sot u martova me dhjetë gratë e mia”.

Lustin sqaron se gratë e tij flasin "gjuhë të ndryshme, kanë personalitete të ndryshme po ashtu dhe janë të gjitha të bukura". E vetmja gjë që kanë të përbashkët është dashuria që ndajnë për njëri-tjetrin dhe energjia pozitive që kanë.

Në videon prej nëntë sekondash, 9 nuse kanë rrethuar dhëndrin, të veshur me të brendshme të bardha dhe një buqetë me lule. Nusja numër 10 ulet në prehrin e Lustinit në qendër të festës së dasmës, duke i dhuruar puthje. (A2 Televizion)

https://www.tiktok.com/@misterlustin/video/7261433688230071595?is_from_webapp=1&sender_device=pc

A2 CNN Livestream

Latest Videos